75 Mall Live Search
16:56 / E Hënë, 25 Korrik 2022 / Gj. Sh

PSG i frikshëm në ndeshjet miqësore, shënon 6 gola në ndeshje (VIDEO)

Skuadra franceze PSG po tregohet e frikëshme në ndeshjet miqësore që po i zhvillon në parapregatitjet në Japoni.

Së fundi PSG ka fituuar me rezultat 6-2 kundër Gamba Osaka, ku nuk munguan as golat nga Messi, Neymar e Mbape, shkruan Indeksonline.

Golin e parë e shënoi Sarabia në minutën e 28-të që nuk e pati të vështirë të shënonte me portën e boshatisur.

Neymar dyfishoi epërsinë pas katër minutave nga penalltia.

vendasit ngushtuan epërsinë, por ishte Nuno Mendez ai që shënoi golin e tretë për PSG-në.

Më pastaj doli në skenë dyshja Messi-Neymar, ku fillimisht braziliani asistoi për argjentinasin, ndërsa më pas ky i fundit i riktheu borxhin.

Rradha tani ishte për skuadrën japoneze, Gamba Osaka ku ngushtuan diferencën, kurse në fund ishte koha pë Kylian Mbape i cili fitoi një penallti dhe e morri përgjegjësinë ku u tregua i sakt./Indeksonline/