PSG i lë jashtë listës plot yje, Icardi, Wijnaldum…!

PSG do të vazhdoj fazën përgatitore në Japoni para fillimit të sezonit të ri.
Kampionët e Francës do të zhvillojnë një tur në lindjen e largët, por duket se shumë lojtar nuk e kanë vendin e sigurt.
Sipas “Le’Quipe”, në udhëtimin drejtë Japonisë, trajneri Christophe Galtier ka lënë jashtë listës 10 lojtar, në mesin e tyre edhe shumë emra të mëdhenj.
Icardi, Kurzawa, Draxler, Herrera, Wijnaldum, Dina Ebimbe, Rafinha, Rico, Gueye, Diallo janë lojtarët që nuk do të udhëtojnë me skuadrën.
Nuk dihet nëse lojtarët e lënë janë në shitje apo cila ka qenë arsyeja pse ata nuk janë grumbulluar. /IndeksOnline/