21:09 / E Martë, 31 Gusht 2021 / OSH

PSG i ofron 45 milionë euro në sezon, Mbappe refuzon

Si duket PSG dëshiron ta mbajë Mbappen me cdo kusht në skuadër, por francezi dëshiron Real Madridin, transmeton IndeksOnline.

Pasi parisienët refuzuan 220 milionë për të nga Real Madrid, ata ishin të gatshëm ta bënin francezin futbollistin më të paguar në botë duke i ofruar kontratë me 45 milionë euro në sezon pas ndalesave për taksa me një marrëveshje për dy vite, por sipas LeParisien Mbappe ka refuzuar dhe ky pritet të jetë sezoni i tij i fundit në Paris.

Mbappe ishte transferuar tek PSG nga Monaco për një shumë rrëth 180 milionë euro. /Indeksonline/