75 Mall Live Search
12:37 / E Hënë, 23 Dhjetor 2024 / L A

PSG-ja gati të paguajë klauzolën e Nico Williamsit

Nico Williams me shumë gjasë do të largohet nga Athletic Bilbao.

Ky vit ka qenë shumë i suksesshëm për Williamsin, pasi që ka fituar Evropianin me Spanjën, duke qenë një nga yjet e këtij kompeticioni.

PSG-ja, ka dalë si favoriti kryesor për të marrë shërbimet e spanjollit, dhe siç raporton “El Desmarque”, klubi parizien është i gatshëm të paguajë edhe klauzolën e largimit për Williamsin.

Për të ka interesim edhe Barcelona dhe Manchester Unitedi.

Williams, në këtë sezon ka bërë 23 paraqitje dhe ka shënuar 2 gola dhe 5 asistime në të gjitha garat./IndeksOnline/