75 Mall Live Search
20:05 / E Shtunë, 05 Korrik 2025 / G T

PSG-ja me dy lojtarë më pak eliminon Bayernin

Skuadra e Paris Saint-Germain ka shënuar fitore 2:0 ndaj Bayern Munchen, në çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube.

Dy golat e këtij takimi u shënuan në pjesën e dytë, shkruan Indeksonline

Fillimisht shënoi Doue në minutën e 79’të dhe më pas Dembele në sekondat e fundit.

PSG-ja mori dy kartonë të kuq gjatë këtij takimi. Pacho dhe Hernandez u ndëshkuan pas ndërhyrjeve të ashpëra ndaj lojtarëve kundërshtarë.

PSG-ja tani pret fituesin e ndeshjes, Borussia Dortmund-Real Madrid, për të mësuar kundërshtarin e gjysmëfinales./Indeksonline/