75 Mall Live Search
10:15 / E Hënë, 22 Shtator 2025 / L A

PSG-ja nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e “Topit të artë”

Sonte do të mbahet ceremonia gala e “Topit të artë 2025”.

Kjo ceremoni e përvjetshme, ka rëndësi të madhe për futbolldashësit pasi që ky çmim përcakton futbollistin më të mirë në botë, me Ousmane Dembelen dhe Lamine Yamalin si favoritët kryesorë për të fituar këtë çmim.

Mirëpo klubi francez, PSG nuk do të marrë pjesë në këtë ceremoni.

Kjo pasi që kampionët e Evropës, do të zhvillojnë ndeshjen derbi ndaj Marseilles, në të njëjtën kohë sikurse ceremonia.

Mirëpo lojtarët si Dembele, Doue dhe Joao Neves priten që të jenë prezent në ceremoni.

Ndeshja ishte paraparë të zhvillohej mbrëmë, por ishte anuluar shkaku i motit të keq në Marseille.

Kujtojmë se ceremonia e “Topit të artë”, zhvillohet sonte në “Theatre du Chatelet” të Parisit./IndeksOnline/