23:01 / E Premte, 21 Korrik 2023 / Gj. Sh

PSG-ja përjashton Mbappen!

Skuadra e PSG-së ka marrë një vendim të rëndë ndaj Kylian Mbappes.

Sulmuesi francez nuk është ftuar nga Luis Enrique për turneun parasezonal në japoni, shkruan IndeksOnline.

Kjo është konfirmuar edhe nga klubi i PSG-së, ku ka publikuar në faqen zyrtare listën me 29 futbollistët e ftuar nga trajneri spanjoll, ku ky vendim i është komunikuar edhe 24-vjeçarit gjatë mbrëmjes së sotme.

Mediat franceze këtë vendim e shohin si një shenjë për shitjen e Mbappes gjatë afatit kalimtar veror, për shkak se lojtari ka refuzuar vazhdimin e kontratës e cila skadon në qershor të vitit 2024.

Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaïfi, ditët e fundit ka komentuar se askush nuk ishte mbi klubin dhe se kushdo që nuk ka dashur të jetë aty duhet të largohet.

Në listë janë transferet e deritashme si Milan Skriniar, Lucas Hernandez, Marco Asensio, Manuel Ugarte si dhe vëllau i vogël i Kylian Mbappes, Ethan Mbappe.

PSG gjatë qëndrimit në Japoni do të luaj katër ndeshje miqësore me këto skuadra:

E martë 25 korrik: PSG – Al-Nassr

E premte 28 korrik: PSG – Cerezo Osaka

E martë 1 gusht: PSG – Inter Milan

E enjte 3 gusht: Jeonbuk Motors – PSG

/IndeksOnline/