75 Mall Live Search
11:39 / E Premte, 10 Maj 2024 / G T

PSG-ja prezanton fanellat e reja, Mbappe nuk shfaqet kërkun!

Skuadra e Paris Saint-Germain ka prezantuar sot fanellat e reja për sezonin 2024-25.

Ajo që ra menjëherë në sytë e tifozëve të futbollit është se në videon e prezantimit nuk u shfaq fare Kylian Mbappe, shkruan Indeksonline

Mbappe pritet që të largohet nga PSG-ja në fund të këtij sezoni.

Kurse destinacioni i tij pritet të jetë Real Madridi dhe ky transferim ekipit spanjoll do t’i kushtojë zero euro.

Mbappe gjatë këtij sezoni në Ligue 1 ka zhvilluar 28 ndeshje, ka shënuar 26 gola dhe ka bërë shtatë asiste./Indeksonline/