PSG-ja publikon listën për ndeshjen ndaj Barcelonës, mungon “artileria e rëndë”

Nesër do të zhvillohet ndeshja kryesore e javës në Ligën e Kampionëve.
Barcelona, do të presë në shtëpi kampionin në fuqi të Evropës, PSG-në me këtë ndeshje që cilësohet si një përballje titanësh.
“Parisienët”, publikuan edhe listën për këtë ndeshje ku pa dyshim do të ketë mungesa të mëdha.
Yjet si Dembele, Doue, Marquinhos dhe Kvaratskhelia janë ndër emrat që do të mungojnë për këtë superndeshje, por lajmi i mirë është rikthimi i Joao Neves, i cili u ftua nga trajneri Luis Enrique.
Kjo është lista e plotë:

Kujtojmë se ndeshja Barcelona-PSG, do të zhvillohet nesër në stadiumin, “Montjuic”, me fillim në orën 21:00./IndeksOnline/