07:46 / E Martë, 07 Shkurt 2023 / AR

PSG-ja rivalizon Barcelonën për Bernardo Silvan

Paris Saint-Germaini raportohet se ka shprehur interesim për Bernardo Silvan.

Ylli portugez duket se është shndërruar në një objektiv të parisienëve për afatin kalimtar të verës, transmeton Gazeta Express.

Silva, i cili iu bashkua Manchester Cityt në vitin 2017, besohet se është i gatshëm për të nisur një aventurë të re.

Sipas “Le10Sport”, PSG-ja e dëshiron me çdo kusht transferimin e tij. Drejtori, Luis Campos, dhe ish-bashkëlojtari i Silvas te Monaco, Kylian Mbappe, po e shtyjnë klubin në këtë drejtim.

28-vjeçari nuk mendohet se është më “i paprekshëm”, teksa edhe Pep Guardiola mund ta lejojë largimin e tij pas përfundimit të sezonit aktual.

Për reprezentuesin e Portugalisë interesim ka shprehur edhe Barcelona.

Bernardo Silva me Manchester Ciyn ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.