75 Mall Live Search
22:57 / E Premte, 21 Tetor 2022 / Gj. Sh

PSG-ja vazhdon me hapa të sigurt, fiton lehtësisht kundër Ajaccios

PSG-ja ka shënuar edhe një fitore tjetër në Ligue 1, duke e mposhtur Ajaccion në udhëtim me rezultat 3-0.

Parisienet nuk dinë për humbje këtë edicion duke shënuar 10 fitore dhe 2 barazime deri më tani, shkruan IndeksOnline.

Kylian Mbappe shënoi dy gola në këtë ndeshje në minutat 24 dhe 82, ndërsë një gol u shënua nga Lionel Messi.

Kjo ishte një natë fantastike pë këta futbollistë, pasi që përveq golave, argjentinasi dhuroi edhe dy asistet te golat e Mbappes, ndërsa francezi asistoi te goli i Messit.

PSG-ja vazhdon ta mbaj kryesimin në Ligue 1 me 32 pikë e ndjekur nga Lorient me 26 pikë.

AC Ajacio në anën tjetër është në zonën e rrezikshme duke u renditur në vendin e 18-të me vetëm 8 pikë./IndeksOnline/