75 Mall Live Search
13:28 / E Hënë, 19 Gusht 2019 / indeksADMonline

PSG-ja i ka afro 80 milionë euro për Dybalen

PSG-ja është duke shfaqur një interesim të madh për sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala.

Gjiganti italian nuk është i kënaqur me argjentinasin dhe është munduar ta shesë gjatë tërë verës.

Argjentinasi ka qenë i lidhur me një kalim në Premier Ligë te Manchester United-i ose Tottenham-i, mirëpo një gjë e tillë dështoj.

Agjenti i Dybalës, Jorge Antun, do të takohet me drejtorin sportiv te PSG-së, Leonardo, në ditët e ardhshme për të bërë ndonjë marrëveshje.

Mediat italiane thonë se gjiganti francez është i gatshëm të paguajë 80 milionë euro, mirëpo “Zonja e Vjetër”, nuk do ta shesë nëse nuk paguhen 100 milionë euro. /IndeksOnline/