23:02 / E Shtunë, 23 Prill 2022 / C E

PSG kampion i Francës, barazohet me dy skuadrat tjera

PSG është shpallur kampion i Ligue 1 të Francës.

Parisienët e arritën titullin e radhës pas barazimit 1-1 kundër Lens, shkruan Indeksonline.

Golin e vetëm për PSG-në e shënoi Leo Messi në minutën e 68-të.

Rezultatin e barazoi Jean në minutën e 88-të.

Me këtë barazim, PSG e siguroi vendin e parë me 78 pikë të grumbulluara, 16 më shumë se Marseille që është në vendin e dytë.

Ky është titulli i 10-të në histori për PSG-në duke u barazuar me Marseille dhe Saint-Etiene. /IndeksOnline/