75 Mall Live Search
08:30 / E Shtunë, 10 Mars 2018 / indeksADMonline

PSG kërkon 400 milionë euro për shitjen e Neymar

Klubi parisien ka bërë të ditur shumën për të cilën do ta shiste futbollistin brazilian.

Neymar është objektivi kryesor i Real Madridit për sezonin e ardhshëm dhe kampionët e Evropës kanë mësuar tashmë çmimin e brazilianit.

I blerë verën e kaluar plot 222 milionë euro nga PSG-ja, ish-sulmuesi i Barcelonës do të lihet i lirë jo për më pak se 400 milionë euro.

Sipas AS, përpara disa javësh, drejtues të Realit, babai i lojtarit dhe dy avokatë u takuan në Paris për të negociuar mbi mundësinë e transferimit të tij në Bernabeu.

Në këtë takim, përfaqësuesit e Realit informuan babanë e lojtarit që janë të gatshëm të paguajnë 400 milionë euro për djalin e tij dhe kanë diskutuar çështjen e pagës dhe bonuseve.

Që nga blerja e Gareth Bale në vitin 2013, Reali nuk ka blerë asnjë “galaktik” dhe Neymar shihet si lojtari që do të udhëheqë epokën e re pas Cristiano Ronaldos.