75 Mall Live Search
15:48 / E Hënë, 15 Qershor 2020 / C E

PSG kërkon mbrojtësin e Ajax dhe Portos

Paris Saint Germain ka identifikuar mbrojtësit e Ajax dhe Portos, Nicholas Tagliafico dhe Alex Telles si zëvëndësuesit potencial për Layvin Kurzawa i cili pritet të largohet këtë verë.

Sipas Le 10 Sport, kampionët francezë duan ta transferojnë njërin prej lojtarëve përpara se kontrata e Kurzawas të mbarojë pasi largimi i tij mund ta lërë në një pozitë të keqe mbrojtjen e PSG.

PSG mund të hasë në konkurencën e skuadrës së Chelsea pasi skuadra londineze gjithashtu ka shfaqur interesim për të dy këta lojtarë. /IndeksOnline/