75 Mall Live Search
19:14 / E Premte, 01 Maj 2020 / indeksADMonline

PSG kërkon mesfushor, Leonardo dëshiron yllin e Premier League

PSG po kërkon me ngulm një mesfushor në merkaton e verës.

Ekipi francez do që të shtojë cilësinë dhe konkurrencën për këtë repart. Trajneri Thomas Tuchel ja ka bërë të qartë një kërkesë të tillë Leonardos dhe ky i fundit ka nisur lëvizjen.

Ai dëshiron që të firmosë me Wilfred Ndidin. Mesfushori i Leicester City është një ndër emrat e lakuar për t’u transferuar te francezët. 23-vjeçari është titullar fiks në Premier League dhe ka fituar vëmendjen e kampionëve shkruan ESPN.

Vlera e tij në merkato momentale është 45-50 milionë euro, por nuk janë një problem shumë i madh për francezët. Ndidi nuk është i vetmi lojtar që po shihet për merkaton e verës, pasi Bakayoko është një tjetër alternativë. Leonardo e pëlqen shumë lojtarin e Chelseas që është i huazuar te Monaco.