21:34 / E Hënë, 20 Mars 2023 / C E

PSG kërkon yllin e Bayernit

Mbrojtësi krahu i kombëtares franceze dhe Bayern Munich, Benjamin Pavard mund të ndryshojë klub në fund të këtij sezoni.

Sipas gazetarëve të Fichajes, PSG është e interesuar për shërbimet e francezit. Kontrata aktuale mes Pavardit dhe Bayernit skadon në fund të sezonit 2023/2024.

Ekspertët e Transfermarkt vlerësojnë vlerën e 26-vjeçarit francez në 35 milionë euro.

Në sezonin aktual të Bundesligës gjermane, Pavard ka zhvilluar 22 ndeshje, në të cilat ka shënuar tre gola dhe një asistim.