75 Mall Live Search
11:00 / E Shtunë, 11 Maj 2024 / Gj. Sh

PSG kursen 200 milionë euro nga largimi i Mbappes

Kylian Mbappe të premten përmes një video mesazhi ka njoftuar publikisht se do të largohet nga PSG.

Ai nuk do ta vazhdoj kontratën me kampionin e Francës dhe do të luaj ndeshjen e fundit në ”Parc de Prince” të dielen ndaj Toulose, ku edhe do të përshendetet me tifozët parisien, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse Mbappe do të largohet si futbollistë i lirë, PSG do të kursejë plot 200 milionë euro nga largimi i 25 vjeçarit.

Aty llogaritet zgjatja e kontratës një vjeçare që nuk është shkaktuar dhe gjithashtu bonusin e besnikërisë së këtij sezoni rreth 80 milion € që nuk do të paguhet.

Kylian Mbappe pritet ta vazhdoj karrierën te skuadra e Real Madridit, ku zyrtarizimi i tij do të bëhet pas finales së Champions League, më 1 qershor./IndeksOnline/