75 Mall Live Search
23:12 / E Mërkurë, 28 Prill 2021 / Blerim

PSG – Manchester City, UEFA zgjedh lojtarin e ndeshjes

Skuadra e Manchester Cityt ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale në UEFA Champions League kundër Paris Saint-Germain.

Ekipi i Pep Guardiolas fitoi 2 me 1 në ‘Parkun e Princave’, shkruan IndeksOnline

UEFA ka zgjedhur futbollistin e ndeshjes. Ai është Kevin De Bruyne.

Belgu shënoi një gol në këtë ndeshje dhe zhvilloi një paraqitje fantastike.

Kujtojmë që ndeshja e kthimit luhet në ‘Etihad’ javën e ardhshme (të martën)./IndeksOnline/