PSG me super pëmbysje ndaj Barcelonës

PSG ka shënuar fitoren e dytë radhazi në Champions League.
Kampioni në fuqi e mposhti në udhëtim Barcelonën, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Barcelona ishte e para që kaloi në epërsi, me golin e Ferran Torres, në minutën e 19-të.
Talenti i ri francez, Senny Mayulu barazoi shifrat në minutën e 38-të. Me rezultat 1-1 u mbyll pjesa e parë.
Golin e fitores për skuadrën parisiene e shënoi Goncalo Ramos, në minutën e 90-të.
PSG pas dy ndeshjeve të zhvilluara ka 6 pikë, derisa Barcelona 3 pikë./IndeksOnline/