PSG me tri transferime brenda një dite
Ekipi francez, Paris Saint-Germain është “çmendur” sot duke zyrtarizuar ardhjen e tre lojtarëve të ri.
Paris Saint-Germain ka njoftuar tri prurje të reja sot, të gjithë adoleshentë, shkruan Sky Sports, transmeton Indeksonline.
16-vjeçari Xavi Simons erdhi në Paris nga Barcelona, Hussayn Touati vjen nga Lyon, ndërsa Denis Franchi është një portier i cili është transferuar nga Udinese U17./Indeksonline/