75 Mall Live Search
09:11 / E Hënë, 15 Shtator 2025 / SH

PSG “merr msysh”, me lëndime s’po i ecë kurrqysh

PSG e ka nisur me fitore ligën në Francë, por fati ua ka kthyer shpinën sa i përket lëndimeve. Skuadra e Luis Enriques po përballet me lëndime të shpeshta në fillim të sezonit.

Pas lëndimeve të Dembele dhe Doue, tani kampionët e Evropës kanë marrë lajme të tjera nga infiermieria.

Kvaratskhelia, Kang-In Lee dhe Beraldo janë lojtarët tjerë që janë lënduar në ndeshjen e fundit. Këto lëndime vijnë në një javë kur PSG do të ketë dy derbi.

Skuadra e Enriques do të luaj këtë javë ndaj Atalantës në Champions League dhe ndaj Marsejit në Ligue 1./Indeksonline/