PSG merr tre pikë të reja, fiton ndaj Rennes

PSG-ja ka marr tre pikë të reja në Ligue 1.
Kampioni në fuqi, në ndeshjen e javës së gjashtë, në stadiuminj ”Parc de Price” e mposhti skuadrën e Rennes, me rezultat 3-1, shkruan IndeksOnline.
Bradley Barcola shkëlqeu edhe në kët ndeshje, duke shënuar dy gola, në minutat 30′ dhe 68′.
Golin tjetër e shënoi koreani, Lee Kang-In në minutën e 58-të.
Rennes shënoi golin e nderit në minutën e 73-të, me anë të Kalimuendo i cili u tregua i sakt nga penalltia.
PSG nuk di për humbje në gjashtë ndeshjet e para, duke shënuar pesë fitore dhe një barazim, duke u renditur e para në tabelë, me 16 pikë.
Në anën tjetër, Rennes ka 7 pikë dhe renditet në vendin e tetë./IndeksOnline/