PSG merr tre pikë të reja, vazhdon të jetë lider

PSG ka shënuar fitoren e pestë radhazi në Ligue 1.
Para tifozëve vendas, kampioni në fuqi i Francës mposhti skuadrën e Toulouse, me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.
PSG kishte epërsi qysh nga pjesa e parë, me golin e Joao Neves në minutën e 35-të.
Lucas Beraldo shënoi golin e sigurisë në minutën e 84-të, ndërsa itinha vulosi fitoren me golin e shënuar në 90+1.
PSG vazhdon të jetë lidere e tabelës me 32 pikë, gjashtë më shumë se Monaco që renditet e dyta.
Në anën tjetër, Toulouse renditet në vendin e 10-të, me 15 pikë të grumbulluara./IndeksOnline/