PSG mund të rinisë bisedimet për Donnarumman
Gjigantët francezë Paris Saint-Germain raportohet se mund të kërkojnë të rinisin bisedimet për portierin e Milanit, Gigio Donnarumma.
PSG ishte në bisedime për të nënshkruar Donnarumma më herët këtë verë dhe po ofronin para të gatshme plus Alphonse Areola, por bisedimet u prishën pasi italiani ishte i gatshëm të qëndronte në klub.
Gazzetta dello Sport pretendojnë se shitja e Kevin Trapp tek Eintracht Frankfurt ka hapur një mundësi që PSG të kthej vëmendjen kah reprezentuesi italian, Donnarumma por para se të provoni atë marrëveshje, parisienët do të duhet të zgjidhin situatën e Neymar./Indeksonline/