75 Mall Live Search
23:03 / E Premte, 17 Tetor 2025 / Gj Sh

PSG ndalet nga Strasbourg

PSG është ndalur me barazim nga Strasbourg, në ndeshjen e javës së tetë të Ligue 1.

Kampioni i Francës nuk të marr më shumë se një pikë para tifozëve vendas në ”Parc des Princes”, duke barazuar me rezultat 3-3, shkruan IndeksOnline.

Në fakt PSG e nisi mirë ndeshjen, duke kaluar në epërsi qysh në minutën e 6-të, me golin e Bradley Barcola.

Strasbourg u ringjall dhe përmbysi rezultatin qysh në pjesën e parë.

Joaquin Panichelli në minutën e 26-të dhe Diego Moreira në minutën e 41-të, shënuan për skuadrën mysafire.

Me të nisur pjesa e dytë, Panicheli shënoi golin e dytë personal, në minutën e 49-të.

Goncalo Ramos u tregua i sakt nga penalltia në minutën e 58-të, duke rikthyer shpresat e PSG-së, derisa Senny Mayulu shënoi golin e barazimit në minutën e 79-të.

Pavarësisht barazimit, PSG kryeson tabelën e Ligue 1, me 17 pikë, një më shumë se Strasbourg e cila renditet e dyta./IndeksOnline/