75 Mall Live Search
22:53 / E Martë, 18 Gusht 2020 / C E

PSG në finalen e Ligës së Kampionëve, për herë të parë në histori

PSKG është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve për herë të parë në histori të klubit.

Kampionët e Francës në gjysmëfinale kanë mposhtur befasinë e këtij sezoni, Leipzigun me rezultat 3-0, shkruan Indeksonline.

Skuadra nga kryeqyteti i Francës kaloi në epërsi në minutën e 13-të me një gol me kokë të Maquinhos pas një krosimi preciz të Di Marias nga gjuajta e lirë.

Argjentinasi u përkujdes që të shënoj vetë golin e dytë në minutën e 42-të, kësaj radhe i ndihmuar nga Neymar.

Rezultatin e vulosi Bernat në minutën e 56-të, ku pas një keqkuptimi në mbrojtjen gjermane, Di Maria e vodhi topin dhe krosoi për të.

Kjo është finalja e parë në histori për PSG-në derisa Leipzig duhet të jetë i kënaqur që ka arritur në gjysmëfinale vetëm gjashtë vite pas formimit si klub.

Në finalen e madhe, PSG do të ndeshet me fituesin e ndeshjes së nesërme në mes të Bayernit dhe Lyonit. /IndeksOnline/