20:01 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

PSG në gatishmëri për transferimin e Pjanic

Gjigantët francezë Paris Saint-Germain janë duke qëndruar në gatishmëri pasi Juventus raportohet se mund të shesë Pjanicin.

Pjanic iu bashkua Juventusit nga Roma në verën e vitit 2016 për një tarifë prej 32 milionë euro. Ai që nga ajo kohë ka qenë një pjesë kryesore e skuadrës së Juventusit dhe ishte përdorur në një pozitë më të thellë nga Massimiliano Allegri sezonin e kaluar.

Corriere della Sera deklaron se për të fituar para, Juventus mund të konsiderojë shitjen e Pjanic dhe PSG mund të ishte një destinacion i mundshëm./Indeksonline/.