PSG-ja në “hall”, Silvasi dhe Cavanit u përfundon kontrata para fundit të sezonit

Thiago Silva dhe Edinson Cavani do të jenë pa kontrata në fund të muajit qershor.
Dy veteranëve u përfundon kontrata ende pa përfunduar sezoni, pasi ndeshjet e Ligës së Kampionëve janë planifikuar të luhen në gusht, shkruan Indeksonline.
Leonardo planifikon të ulet në tavolinë për të diskutuar mundësinë që lojtarët të qëndrojnë në PSG të paktën edhe një muaj, deri në përfundim të sezonit.
Nga ana tjetër, FIFA ua ka lejuar që skuadrat dhe lojtarët të arrijnë marrëveshje të shkurtër (në mujore) në mënyrë që lojtarët të qëndrojnë deri në fund.
Kujtojmë se merkato është planifikuar të hapet gjatë muajit shtator. /IndeksOnline/