PSG në “hall” të madh, duhet ta shesë Neymarin ose Mbappen
Presioni po rritet mbi Paris Saint-Germain në përputhje me rregullat financiare të vendosur nga UEFA.
Nënshkrimet e Neymar për 222 milionë € dhe Kylian Mbappe për 180 milionë €, besohet se kanë pabalancuar llogaritë e klubit.
Por tani PSG mund të detyrohet të marr një vendim të dhimbshëm, të shesë njërin nga dy yjet e skuadrës, shkruan Indeksonline.

Mediapart raporton se PSG do të duhet të arkëtoj rreth 170 milionë euro për të balancuar FFP – që do të thotë shitjen e një prej yjeve në verën e vitit 2019.
PSG mund të përjashtohet nga Liga e Kampionëve nëse ata zbulojnë se kanë shkelur rregullat e FFP.

UEFA po shqyrton financat e kampionëve francezë dhe ndikimin e nënshkrimit të Neymar dhe Mbappe.
Neymar është lidhur vazhdimisht me një kthim në Barcelonë.
Mbappe në anën tjetër është më i ri dhe një fitues i Kupës së Botës me Francën dhe do të shihet si më i mirë. Ai është gjithashtu në formë të mrekullueshme këtë sezon. /IndeksOnline/