PSG në janar bëhet si “MerrJep”, plot yje në listën e largimeve

PSG do të jetë skuadër tejet aktive në afatin e janarit. Skuadra e sheikëve s’e ka në plan te blej, por do të aktivizohet për të shitur disa lojtarë.
Madje disa nga ta janë lojtarë me paga të majme te lideri i kampionatit francez.
Mauro Icardi ka kërkuar largimin për shkak të minutazhës së vogël që ka këtë edicion. Ylli argjentinas është në kërkim të skuadrës së re dhe ka shumë gjasa që të largohet në janar.
Dy spanjollët e PSG-së, Rafinha e Sergio Rico poashtu do të largohen në afatin dimëror. Rafinha ka luajtur vetëm 220 minuta deri më tani këtë vit. Portieri Rico ende s’ka regjistruar paraqitje këtë sezon.
Situata më e sikletshme është ajo e Kurzawa i cili pothuajse u shit në verë, por që nuk arriti të gjej skuadër.
Listës së largimeve pritet t’i shtohen edhe Diallo, Dagba e Edimbe./Indeksonline/