13:05 / E Diele, 05 Korrik 2020

PSG nuk do të pengoj kalimin e Neymar tek Barcelona

Neymari mund të rikthehet te Barcelona këtë verë.

Sulmuesi brazilian e do prej dy vitesh kalimin në Camp Nou, por drejtuesit e katalanasve nuk kanë bërë mjaftueshëm për ta riblerë.

AS ka zbuluar se ndërmjet sulmuesit dhe drejtuesve francezë ka një marrëveshje për të ardhmen.

Ai ka gjetur gjuhën e përbashkët se në rast të një dëshire të Barcelonës për ta afruar, PSG nuk do të pengojë bisedimet.

Leonardo ka rënë dakord me një ide të tillë, pasi kampionët e Francës e dinins e do të largonin njërin prej Neymar e Mbappe.

Barcelona mund të paguajë 170 milionë euro për Neymarin, por në bisedime mund të futen Griezmman dhe Coutinho.

Mos i humb