75 Mall Live Search
08:20 / E Hënë, 19 Prill 2021 / Blerim

PSG nuk do të shes lojtarët te klubet që janë pjesë e Superligës Evropiane

Tashmë janë konfirmuar edhe 12 klubet pjesëmarrëse në Superligën e Evropës.

Ky kompeticion erdhi me marrëveshjen e gjiganti amerikan JP Morgan në bashkëpunim me DAZN dhe SKY është bërë realitet, shkruan IndeksOnline

Klube si AC Milan, Arsenal , Atletico Madrid, Chelsea, Barcelona, Inter, Juventus, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Real Madrid dhe Tottenham Hotspur tashmë janë bashkuar me iniciativën.

Por, kundër kësaj Lige është skuadra e Paris SG e cila ka refuzuar të marr pjesë, madje ata thonë se nuk do të shesin lojtarët e tyre, te skuadrat që marrin pjesë në këtë kompeticion.

Gjithashtu, Mbappe dhe Neymar do të rinovojnë kontratën e tyre me automatizëm.