22:59 / E Martë, 05 Mars 2024 / Gj. Sh

PSG “nuk e bën hesap” Sociedadin, kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

PSG ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Kampioni i Francës shënoi fitore 2-1 në udhëtim ndaj Real Sociedadit, në ndeshjen e dytë të 1/8 së finales, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 4-1, shkruan IndeksOnline.

Kylian Mbappe shënoi të dy golat për PSG-në, në minutat 15′ dhe 56′.

Golin e nderit për Sociedadin e shënoi Mikel Meribo në minutën e 89-të./IndeksOnline/