Psg nuk heq dorë, i ofron kontratë të re Mbappes

Paris-Saint Germain nuk dëshiron të heq dorë nga sulmuesi i tyre Kylian Mbappe, transmeton Indeksonline.
Sipas Goal, francezi i ka refuzuar deri më tani parisienëve 6 kontrata të cilat këta të fundit i kanë ofruar atij, ndërsa e fundit ishte kontratë për 5 vite me 80 milionë euro pagë vjetorë.
Ata do të tentojnë përsëri një ofertë për francezin për ta shmangur kalimin e tij falas tek Real Madridi verën e vitit të ardhshëm.