PSG nuk heq dorë nga Allan
Tregu i transferimeve ka përfunduar disa orë më parë dhe disa prej skuadrave të njohura janë duke planifikuar tashmë për transferimet e ardhshme gjatë verës.
Sipas Calciomercatos, Allan është joshur nga PSG dhe negociatat që u zhvilluan në janar mund të ripërtrihen përsëri gjatë verës, me Napolin që kishte vendosur ta mbajë lojtarin në skuadër.
Lojtari është vlerësuar me vlerën prej 100 milionë euro, ndërsa edhe në qershor çmimi do të jetë i njejtë, por kampionët francezë këmbëngulin për të bërë një përpjekje tjetër kur të hapet tregu në verë.
Qëllimi i presidentit të klubit të PSG është që t’i dhuroj një mesfushorë trajnerit Tuchel që të zëvendësoj Adrien Rabiot, pasiqë ky i fundit pritet të largohet gjatë verës. /IndeksOnline/