75 Mall Live Search
11:33 / E Enjte, 24 Dhjetor 2020 / C E

PSG nuk ia fal “dakikin” Tuchelit, e shkarkon menjëherë pas deklaratave të djeshme

PSG-ja ka vendosur që të ndahet me trajnerin, Tjomas Tuchel, gjashtë muaj para përfundimit të kontratës së tij.

Ky i fundit u informua nga udhëheqësit e tij brenda natës, ndërsa kontrata e tij zgjat deri në qershor 2021, shkruan Indeksonline.

Tekniku gjerman kaloi grupet e Ligës së Kampionëve në vendin e parë, por kjo nuk mjaftoi që t’i bindë drejtuesit e klubit.

PSG-ja nuk është duke ecur mirë në Francë dhe kjo i ka shtyrë drejtuesit e klubit që të vendosin ta largojnë nga skuadra.

Ky vendim merret një ditë pas transmetimit të një interviste, dhënë nga trajneri për kanalin gjerman Sport 1, disa pjesë të të cilave nuk kishin pëlqyer shumë brenda stafit të klubit. /IndeksOnline/