PSG nuk shqetësohet për lëndimin e Neymarit

Skuadra franceze Paris Saint Germain, ka dalë me njoftim zyrtar pas lëndimit që pësoi Neymari në ndeshjen kundër Lyonit, të cilën parisienët e humbën 1-0.
Braziliani lëndoi nyjën e këmbës dhe u duk fililmisht dëmtim i rëndë, por PSG-ja ka qetësuar tifozët, duke thënë se nuk është serioze.
Pas 48-orësh Neymari do t’i nënshtrohet edhe një testimi radiologjik për të parë më mirë shkallën e lëndimit.
Po ashtu, Abdou Diallo është lënduar dhe nuk do të rikthehet deri në fillim të janarit.
/Indeksonline/