23:30 / E Mërkurë, 26 Qershor 2019 / indeksADMonline

PSG ofertë konkrete për Donnarumma, 50 milionë dhe një lojtar

Leonardo me tu rikthyer në PSG ka filluar sulmin në ish-skuadrën e tij, Milan.

Braziliani kërkon që të transferoj ne ‘Parc des Princes’ portierin e rosonerëve, Gianluigi Donnarumma.

Sipas Di Marzios, francezët kanë ofruar 50 milionë euro dhe shërbimet e portierit, Alphonse Areola.

Ky burim më tej raporton se negociatat janë duke vazhduar dhe mund të ketë një finalizim të marrëveshjes.

Milani mund të kërkoj që në vend të Areolas të futet një lojtar tjetër i PSG-së. /IndeksOnline/