75 Mall Live Search
14:49 / E Enjte, 25 Gusht 2022 / A. M.

PSG ofron 70 milionë për Bernardo Silvan

Përvec Barcelonës, të interesuar për shërbimet e Bernardo Silva janë edhe Paris Saint-Germain.

Ylli portugez, Bernardo Silva vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Etihad’, tashmë me PSG si destinacion i mundshëm.

Gazeta ‘L’Equipe’ bën të ditur se PSG ka nisur një ofertë 70 milionëshe drejt zyrave të Manchester City.

Parisienët duan Bernardo, por sigurimi i kartonit të tij do të jetë shumë i vështirë, sidomos me një shumë të tillë të ofruar.

Lojtari luajti dje në ndeshjen miqësore kundër Barcelonës. Pep Guardiola konfirmoi se Bernardo e pëlqen Barcën.