PSG pa Messin e Neymarin po çmontojnë kundërshtarët, Bresti viktima e radhës

Skuadra e PSG-së po vazhdon me fitore në ndeshjet e ligës.
Viktima e radhës ishte Brest. Klubi parisien fitoi me rezultat 2:4, transmeton Indeksonline.
Golat për Brestin i shënuan Honorat në minutën e 42-të dhe Mounie në të 85-tën.
Kurse për PSG shënuan: Herrera (23’), Mbappe (36’), Gueye (73’) dhe Di Maria (90’).
Tek PSG ende nuk kanë luajtur këtë sezon Lionel Messi dhe Neymar./Indeksonline/