PSG pa Neymarin në ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Neymar assesi të rehatohet me lëndimet dhe për PSG ky është një shqetësim serioz.
Ylli brazilian i kampionëve të Francës është në dyshim serioz në prag të sfidës së radhës, e vlefshme për Champions League ndaj Borussia Dortmund.
Është vetë trajneri i parisienëve, Thomas Tuchel ai që ka folur pas fitores 6-1 ndaj Dijon, e vlefshme për Kupën e Francës.
“Nuk mund të them me siguri se ai do të jetë me 100% në Champions ndaj Borussia”, ka thënë gjermani. /IndeksOnline/