15:32 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

PSG pas super mbrojtësit të Premier Ligës

Përkundër transferimeve të shumta, gjiganti francez nuk e ka ndërmend të ndalet.

Duke i parë problemet në mbrojtje, ekipi i PSG ka filluar të mendojë për një mbrojtës.

Emri që është përmendur në media si opsion i mundshëm është mbrojtësi i West Ham Issa Diop, transmeton Indeksonline.

Diop është 21 vjeçar dhe po kalon në një formë të shkëlqyer me ekipin londinez.

Oferta e PSG për mbrojtësin 21 vjeçar pritet të kap shumën e 50M funta.

Për Diop janë të interesuar edhe ekipi i Manchester United./Indeksonline/