PSG, pas titullit vijnë edhe dy lajme të mira

Kylian Mbappe është shpallur golashënuesi më i mirë i kampionatit francez pas mbylljes së parakohshme të Ligue 1 të vendosur nga autoritetet franceze.
Mbappe e ka mbyllur në krye me 18 gola në 20 ndeshje të luajtura, duke lënë mbrapa Ben Yedder (18 gol në 26 ndeshjhe), Dembele (16), Neymar (13) dhe Osimhen (13).
Gjithashtu, PSG mund të festojë edhe për një tjetër trofe individual: Angel di Maria, në fakt, ka triumfuar në klasifikimin e asisteve me 14 pasime fituese. Pas tij janë renditur Slimani (8), Court (7), Lees-Melou (6) dhe Neymar (6).
?⚽️ @KMbappe
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) May 1, 2020
1⃣8⃣ buts, meilleur buteur de #Ligue1
?? ????? ?? ?????
1⃣4⃣ passes décisives, meilleur passeur de #Ligue1
? #CHAMPI9NSATHOME