75 Mall Live Search
18:19 / E Martë, 17 Gusht 2021 / AR

PSG për fanellat e shitura të Messit: Jemi larg milionëshit

Transferimi i Leo Messit në Paris Saint Germain do t’i sjell përfitime të mëdha financiare klubit francez.

Interesimi për të blerë fanellën e argjentinasit ishte i jashtëzakonshëm, sapo PSG i vuri në shitje ato.

Megjithatë, drejtori i shitjeve te parisienët, Fabien Allegre, hedh poshtë thashethemet se klubi ka shitur gati 800,000 fanella të Leo Messit javën e kaluar.

“Çmenduri të dalësh nga figura të tilla. Po, tendenca e shitjeve ka qenë fenomenale, por ne jemi shumë larg nga milionëshit ende. Marrëveshja me Messin u bë shumë shpejt, nuk është diçka që mund ta kishim parashikuar. Pra, po, ne mbetemi të shkathët, por kemi të bëjmë me kohën e prodhimit të partnerit tonë. Pavarësisht nëse është Nike, Adidas apo Puma, të gjithë kanë të njëjtën qasje në lidhje me prodhimin dhe numrin e fanellave të vendosura në treg. Ne nuk jemi magjistarë” deklaroi Allegre.

Gazeta spanjolle Marca, javën e kaluar raportoi se PSG ka shitur 832 mijë fanella brenda 24 orëve.

/Indeksonline/