PSG po “dridhet” para ndeshjes ndaj Dortmund, Mbappe s’është mirë me shëndet!

Kylian Mbappe nuk është mirë me shëndet, kur ka mbetur një ditë para ndeshjes kthyese ndaj Borusia Dortmundit. Sulmuesi francez është më grip, ka ethe dhe dhimbje të fytit.
Gjendja shëndetësore e ka vënë në dyshim të madh paraqitjen e tij në përballjen anti-gjermane.
Mungesë e madhe për këtë ndeshje janë edhe tifozët pasi që përballja ndaj Dortmund do të luhet me dyer të mbyllura, për shkak të rrezikut nga koronavirusi.
Optimizmi për shërimin e tij është zvogëluar, stafi mjekësor i PSG do të vendosë vetëm në minutat e fundit nëse do të rrezikojë me aktivizimin e tij.
PSG nuk do ta ketë aspak të lehtë ndeshjen e nesërme ngase në përballjen e parë është mposhtur me rezultat 2-1./Indeksonline/