17:08 / E Diele, 18 Gusht 2019 / indeksADMonline

PSG po dyshon nëse Barcelona dëshiron ta transferojë Neymarin

Marrëveshja e Barcelonës me Bayern Munich për transferimin e Philippe Coutinho, i bëri parisienët ta mendojnë transferimin e Neymarit .

Në takimin që u mbajtë në fillim të javës në Paris, ku morën pjesë menaxheri Javier Bordas , dhe Eric Abidal , e  përcollën vullnetin e tyre për të transferuar Neymarin , por Countinho ishte ai që u përfol për një shkëmbim të mundshëm me Neymarin, por kjo gjë ndryshoi pasi që Barça po e dërgon atë në huazim te Bayerni, transmeton Indeksonline.

Por Barça ka thënë se ky veprim i tyre nuk është një mashtrim, por ishte një vendim në sport dhe i menduar për të mirën e vetë klubit.

Mediat franceze shtuan se Neymar po dëshiron transferimin te Barça ndërsa mban kontakte të vazhdueshme me Madridin përmes përfaqësuesit të tij Pini Zahavi ./Indeksonline/.