75 Mall Live Search
22:30 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

PSG po e “shkatërron” Gallatën, por çfarë ndodhi para ndeshjes

PSG po luan me Galatasaray-n në ndeshjen e sotme të Champions Leagues. Kryeqyteti francez nuk është aspak i qetë, pasi tifozët e dy ekipeve kanë nisur një luftë të vërtetë në qendër të qytetit. Ata janë përballur mes tyre duke shkaktuar kaos në Paris.

Turqit dhe francezët u gjuajtën me fishekzjarrë dhe patën dhe konfrontime fizike, ndërsa u desh ndërhyrja e Policisë për të qetësuar situatën. Atmosfera ishte mjaft e tensionuar para ndeshjes dhe Parisi ka patur jo pak probleme në këtë prag të fillimit të sfidës.

Grupi A nuk ka histori, pasi PSG dhe Reali janë të kualifikuar si vend i parë dhe i dytë në grup, ndërsa luhet për Europa League.

Club Brugge ndodhet në vendin e tretë me 3 pikë duke qenë pjesëmarrëse në Europa League, ndërsa turqit mbyllin grupin në vendin e 4 me 2 pikë.