PSG po synon Pogban, pa asnjë cent

Paul Pogba mund të largohet shumë shpejt nga Manchester United.
Sipas L’Equipe, PSG është duke tentuar të nënshkruaj me mesfushorin francez me parametra zero gjatë afatit kalimtar të verës, shkruan Indeksonline.
Juventus dhe Real Madrid janë gjithashtu pika potenciale për uljen e mesfushorit të Manchester United, kontrata e të cilit skadon në fund të këtij sezoni, por PSG thuhet se është opsioni më realist dhe më tërheqës për yllin francez.
Duke qenë se është në gjashtë muajt e fundit të kontratës me United, Pogba tashmë është në gjendje të negociojë me skuadrat e interesuara.
Kujtojmë se Pogba u bashkua me Manchester United në verën e vitit 2016 nga Juventusi për 105 milionë euro. /IndeksOnline/