PSG pret Lensin në shtëpi, synon të vazhdojë ecurinë pozitive në Ligue 1

PSG-ja vazhdon të ketë telashe në Ligën e Kampionëve, mirëpo në Ligue 1 gjërat janë ndryshe.
“Parizienët”, presin në “Parc des Princes” Lensin, me ndeshjen që zhvillohet në 17:00, ku do të jetë një parapërgaditje për ta para ndeshjes me Atletico Madridin
Aktualisht, PSG gjendet në krye të tabelës me 23 pikë dhe për momentin nuk kanë asnjë humbje, ndërsa Lensi gjendet në vendin e 6-të dhe ka gjithsej 10 pikë.
Përveq kësaj ndeshjeje, sot do të luhen edhe ndeshje Brest-Nice dhe St.Etienne-Strasbourg./IndeksOnline/